#rrezedielli #reportTV
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Vertigo apo marramendja është një nga shenjat e para më dalluese që na sinjalizon për sëmundjen e veshit të mesëm. Por kjo sindromë mund të vijë nga shumë probleme shëndetësore siç është dhe çervikalja, tensioni, anemia, diabeti, etj. Marramendja është shqetësuese pasi na ndryshon cilësinë e jetës, ndonjëherë mund të jetë madje dhe kërcënuese.
Shkaqet e sëmundjeve të veshit janë të shumta si: infeksionet virale, bakteriale, myku; futja e ujit në vesh; prishja e florës bakteriale, rrjedhja e veshit; bllokimi i hundëve nga virozat; përhapja e ekzemës në vesh; çervikalja; infeksioni i veshit të mesëm. Që në kohët e lashta janë të njohura trajtimet me bimë të ndryshme mjekësore për kurimin e sëmundjeve të veshit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon dhe rekomandon trajtimin alternativ si një metodë shumë efikase.
Смотрите видео Veshi i mesëm, metodat më efikase për të larguar marramendjen dhe infeksionet nga Ylli Merja онлайн без регистрации, длительностью часов минут секунд в хорошем качестве. Это видео добавил пользователь RrezeDielliOfficial 08 Май 2023, не забудьте поделиться им ссылкой с друзьями и знакомыми, на нашем сайте его посмотрели 110,41 раз и оно понравилось 73 людям.