PICTOGRAM - Arbër Kadia: Mozaiku i Tiranës

Published: 03 December 2012
on channel: Shpend Bengu
850
5

http://sq.wikipedia.org/wiki/Mozaiku_...
Arber Kadia
"Mozaiku i Tiranës"
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut "Partizani" në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik.

Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut "Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhëne për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve '70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin "Mozaiku i Tiranës"


Watch video PICTOGRAM - Arbër Kadia: Mozaiku i Tiranës online without registration, duration hours minute second in high quality. This video was added by user Shpend Bengu 03 December 2012, don't forget to share it with your friends and acquaintances, it has been viewed on our site 850 once and liked it 5 people.